Guaido i vendosur të kthehet në Venezuelë
Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, tha të enjten se planifikon të kthehet në vend.
Duke folur para mediave pas takimit me presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, Guaido tha se nuk ka asnjë mundësi të dialogut me qeverinë e presidentit Nicolas Maduro, pa e përfshirë në bisedime edhe çështjen e zgjedhjeve. Ndërkaq presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro tha se shpreson në rikthimin e një Venezuele “të lirë, demokratike dhe prosperuese”. Në ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë dy rezoluta të kundërta për Venezuelën. Njëra është e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe mbështet liderin e opozitës Juan Guaido dhe tjera nga Rusia që mbështet presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.