Përkrahësit e Trump ofendojnë përfaqësuesen myslimane në Kongres
Përkrahësit e presidentit amerikan Donald Trump me disa postera të vendosur në muret e dhomës së përfaqësuesve në shtetin Virxhinia perëndimore, Ilhan Omar, përfaqësuese myslimane të Kongresit amerikan e kanë quajtur terroriste.
Në këto postera ata e kanë krahasuar Ilhan Omar me terroristët e sulmit të 11 shtatorit 2001. Ky veprim i përkrahësve të Donald Trump ka ngjallur tensione në organizimin e ceremonisë së përvjetorit të partisë republikën e në Virxhinia. Pas konfliktit të krijuar në ceremoninë e përvjetorit të partisë republikane në Virxhinia, kreu i sigurisë së kongresit të përfaqësuesve në Virxhinia ka dhënë dorëheqje nga posti i tij për shkak të një deklarate anti-islamike. Ndërkohë përfaqësuesja myslimane e kongresit Ilhan Omar ka deklaruar se ditët e fundit ka marrë mesazhe të shumta kërcënuese. Që nga nisja e presidencës së Donald Trump në Amerikë janë shtuar shumë aktivitetet e grupeve të ekstremit të djathtë dhe racist në Amerikë.