Dalesy Rodriguez: Komplotet e Amerikës në Venezuelë kanë dështuar
Zv/presidentja e Venezuelës deklaroi se komplotet e Amerikës në Venezuelë kanë dështuar dhe Uashingtoni kurrë nuk do të realizojë dëshirat e tij.
Dalesay Rodriguez, zv/presidentja e Venezuelës, të shtunën në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today, tha: "Komploti i Amerikës në Venezuelë kurrë nuk do të fitojë, për arsye se populli i Venezuelës ka vendosur që të mbrojë vendin e vet".
Zv/presidentja e Venezuelës shtoi: "Të gjithë e dimë se Amerika po shfrytëzon armën e ndihmave humanitare për t'i rrëzuar qeveritë shtetërore në vendet e tjera të botës, prandaj edhe në rastin e Venezuelës po bënë përpjekje që të shfrytëzojë komplotin e dërgimit të ndihmave humanitare për ta rrëzuar qeverinë legjitime të këtij vendi".
Dalesay Roriguez gjithashtu tha se Amerika nuk synon ta ndihmojë Venezuelën nga aspekti financiar, ekonomik, tregtar, ushqimor dhe as me medikamente. Më 23 shkurt 2019, e gjithë bota ishte dëshmitare se si Amerika ka dërguar në Venezuelë mjete për përhapjen e dhunës dhe jo ndihma humanitare.