Bolton kërcënon Venezuelën
Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së bardhë ka paralajmëruar se Uashingtoni do të marrë masa në çdo rast se kryen veprime kundër liderit të opozitës në Venezuelë.
John Bolton në një mesazh të tij në Twitter ka përmendur vendimin e Juan Guaido liderit të opozitës në Venezuelë, i cili varet nga Amerika, për tu kthyer në vend dhe tha: Çdo veprim që do të ndërmerret për arrestimin e tij do të marrë përgjigjen e fortë të Amerikës dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare. Më herët edhe shefja e politikës së jashtme të BE ka dalë në mbrojtje të Juan Guaido. Federika Mogherini në këtë deklaratë ka kërkuar garantimin e sigurisë dhe lirisë së Guaido dhe ka pretenduar se çdo veprim kundër liderit të opozitës do të dënohet nga Bashkësia Ndërkombëtare. Mbështetja e BE ka ndjekur mbështetjen e Amerikës për opozitën në Venezuelë. Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar gjashtë zyrtarë të sigurisë së Venezuelës, të akuzuar për pengim të hyrjes së ndihmave në këtë shtet, derisa Karakasi ka njoftuar për transferimin e selisë së kompanisë shtetërore të naftës nga Portugalia në Rusi. Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se gjashtë zyrtarët, duke përfshirë pjesëtarë të Gardës Kombëtare dhe policisë, janë të lidhur me presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro. “Ky hap shënjestrën gjashtë zyrtarë të sigurisë, të cilët kontrollojnë shumë grupe që kanë parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare në Venezuelë, duke përkeqësuar krizën humanitare, që ka lënë miliona njerëz të uritur në Venezuelë dhe pa qasje në kujdes mjekësor, nën regjimin e Maduros” është thënë në deklaratën e këtij Departamenti.