Guaido kthehet në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86223-guaido_kthehet_në_venezuelë
Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido bëri thirrje për protesta masive pasi njoftoi kthimin e tij në vendin e goditur nga kriza.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2019 07:06 Europe/Tirane
  • Guaido kthehet në Venezuelë

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido bëri thirrje për protesta masive pasi njoftoi kthimin e tij në vendin e goditur nga kriza.

“U bëj thirrje venezuelianëve të mblidhen në të gjithë vendin nesër në orën 11,"-shkroi ai në Twitter. Guaido, i cili është njohur si president nga 50 vende, i bëri gjithashtu thirrje presidentit aktual Nicolas Maduro të japë dorëheqjen. Maduro këmbëngul se është ai presidenti legjitim, dhe mbështetet nga Kina, Rusia dhe Kuba. Nuk është e qartë sesi Guaido do kthehet në Venezuelë dhe çfarë do vendimi do marrë Maduro nëse ai arrin të hyjë brenda në vend. Gjykata e Lartë vendosi një ‘ndalim udhëtimi’ për Guaido pasi ai shpalli presidencën e tij të përkohshme. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA John Bolton shkroi: "Çdo kërcënim ose veprim kundër kthimit të sigurt të Guaido në vend do përballet me përgjigje të fortë.” Ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini tha se çdo veprim ndaj tij do sillte përshkallëzim të tensioneve dhe do përballej  me dënim ndërkombëtar. Pasi kaloi kufirin në Kolumbi muajin e kaluar, Guaido vizitoi disa vende të Amerikës Latine dhe takoi zëvendës presidentin amerikan, Mike Pence në Kolumbi dhe presidentin e ri të Brazilit, Jair Bolsonaro.