Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, tërhiqet nga presidencialet 2020
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86266-ish_kryebashkiaku_i_nju_jorkut_tërhiqet_nga_presidencialet_2020
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe miliarderi, Michael Bloomberg i cili parashikonte prej disa muajsh të nominohej nën siglën e demokratëve në presidencialet e 2020, njoftoi të martën se hiqte dorë përballë numrit të shumtë të kandidatëve që në nisje.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 06, 2019 10:31 Europe/Tirane
  • Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, tërhiqet nga presidencialet 2020

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe miliarderi, Michael Bloomberg i cili parashikonte prej disa muajsh të nominohej nën siglën e demokratëve në presidencialet e 2020, njoftoi të martën se hiqte dorë përballë numrit të shumtë të kandidatëve që në nisje.

"Besoj se do ta mundja Donald Trump në një proces zgjedhor kombëtar”, u shpreh në një deklaratë Bloomberg, 77 vjeç i klasifikuar i 9-ti si njeriu më i pasur i botës nga revista ‘’Forbes’’.

Unë vlerësoj hapur vështirësinë për të fituar parapraket demokrate, tashmë shumë të ashpra me 14 kandidatë të shpallur deri më tani, transmeton ATSH.

"Zgjedhja për mua ishte e qartë, sqaroi më tej ai, i cili mbajti për 12 vite postin e kryetarit të Bashkisë së kryeqendrës financiare amerikane. A duhet të kaloj unë dy vitet e ardhshme duke ligjëruar për idetë e mia dhe atë se çfarë kam bërë, duke ditur ndoshta se nuk do të fitoja kurrë parapraket demokrate ? Apo të kaloj dy vitet e ardhshme duke vijuar punën dhe financimet, kur jam i vetëdijshëm se mund të prodhojë rezultate të vërteta, fitimprurëse për vendin?"