Maduro paralajmëron Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86364-maduro_paralajmëron_amerikën
Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka paralajmëruar Amerikën për pasojat e një sulmi të mundshëm ushtarak amerikan kundër Venezuelës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2019 05:21 Europe/Tirane
  • Maduro paralajmëron Amerikën

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka paralajmëruar Amerikën për pasojat e një sulmi të mundshëm ushtarak amerikan kundër Venezuelës.

Çdo sulm i imperialistëve amerikanë kundër Venezuelës do të përballet me përgjigjen dërmuese të nacionalistëve, ka thënë në fjalën e tij Nikola Maduro president i Venezuelës. Dje protestues kundër qeverisë u përleshën me forcat e sigurisë në kryeqytetin venezuelas të Karakasit. Ata shprehën hapur irritimin rreth ndërprerjes së energjisë elektrike në pjesën më të madhe të vendit si dhe mbi situatën e paqëndrueshme ekonomike e politike. Mbështetësit e udhëheqësit të opozitës Juan Guaido hodhën thirrje të tilla si "vrasës" në drejtim të forcave të sigurisë. Këta të fundit u tërhoqën më pas nga zona ku po mbahej protesta. Ndërkohë Partia Socialiste e Presidentit Nicolas Maduro bëri thirrje për një demonstratë rivale, për të protestuar ndaj asaj që e cilëson, qasje imperialiste e Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj qeverisë venezuelase në një përpjekje për t’i ndërprerë asaj burimet e financimit. Pjesa më e madhe e vendit vazhdon të jetë pa energji elektrike. Ndërprerja që nisi të enjten konsiderohet më e gjata e kohëve të fundit dhe shkaku i saj mbetet ende i panjohur. Ndërprerja e ka përkeqësuar krizën politike dhe ekonomike të Venezuelës, duke rrezikuar pacientët në spitale dhe duke çuar në mbylljen e shkollave dhe bizneseve.