SHBA sanksionon bankën ruse lidhur me Venezuelën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86408-shba_sanksionon_bankën_ruse_lidhur_me_venezuelën
Departamenti i Thesarit i SHBA ka njoftuar sanksione kundër bankës ruse Evrofinance Mosnarbank lidhur me marrëdhëniet e saj me kompaninë shtetërore të naftës së Venezuelës, PDVSA, si pjesë e përpjekjeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Presidentit Nikolas Maduro.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2019 16:38 Europe/Tirane
  • SHBA sanksionon bankën ruse lidhur me Venezuelën

Departamenti i Thesarit i SHBA ka njoftuar sanksione kundër bankës ruse Evrofinance Mosnarbank lidhur me marrëdhëniet e saj me kompaninë shtetërore të naftës së Venezuelës, PDVSA, si pjesë e përpjekjeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Presidentit Nikolas Maduro.

"Ky vendim tregon se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime kundër institucioneve të huaja financiare që mbështesin regjimin e paligjshëm të Maduros dhe do të kontribuojnë në kolapsin ekonomik dhe krizën humanitare që ka prekur popullin e Venezuelës," tha në një deklaratë sekretari i Thesarit, Stiven Mnuchin. Administrata e Presidentit Donald Trump ka marrë disa masa për të minuar qeverinë e Maduros dhe për të instaluar udhëheqësin opozitar të Venezuelës, Juan Guaido si president në Karakas kundër vullnetit të popullit venezuelian. Rusia dhe Kina mbështesin qeverinë e Maduros.