Venezuela i bën thirrje Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86448-venezuela_i_bën_thirrje_iranit
Presidenti venezuelas i bëri thirrje Iranit, Kubës, Rusisë, Kinës dhe Kombeve të Bashkuara për të nisur një hetim për ndërprerjen gjigante të energjisë elektrike që ka paralizuar Venezuelën për gati një javë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2019 15:47 Europe/Tirane
  • Venezuela i bën thirrje Iranit

Presidenti venezuelas i bëri thirrje Iranit, Kubës, Rusisë, Kinës dhe Kombeve të Bashkuara për të nisur një hetim për ndërprerjen gjigante të energjisë elektrike që ka paralizuar Venezuelën për gati një javë.

"Kam ngritur një komision të posaçëm për të hetuar këtë sulm kibernetik dhe kam thirrur një numër ekspertësh ndërkombëtarë. Unë gjithashtu kërkoj ndihmë nga Kombet e Bashkuara, Irani, Kina, Rusia dhe Kuba të cilët kanë një eksperiencë të madhe në kibernetikë ", tha Nicolas Maduro, të mërkurën në mbrëmjen e 13 marsit gjatë një takimi me ministrat e tij. Ai më pas shpalli fitoren në këtë "luftë elektrike" të shkaktuar, sipas tij, nga Uashingtoni. Më parë, Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Saab, urdhëroi një hetim kundër Presidentit të vetëshpallur Juan Guaido për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në sabotimin e sistemit të energjisë elektrike të vendit.