Pothuajse gjysma e amerikanëve e shohin Kinën si një kërcënim kritik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86449-pothuajse_gjysma_e_amerikanëve_e_shohin_kinën_si_një_kërcënim_kritik
Pothuajse gjysma e popullsisë amerikane e sheh Kinën dhe fuqinë e saj ekonomike në rritje si një "kërcënim kritik" ndaj Shteteve të Bashkuara, zbuloi një sondazh i fundit i institutit Gallup.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2019 15:49 Europe/Tirane
  • Pothuajse gjysma e amerikanëve e shohin Kinën si një kërcënim kritik

Pothuajse gjysma e popullsisë amerikane e sheh Kinën dhe fuqinë e saj ekonomike në rritje si një "kërcënim kritik" ndaj Shteteve të Bashkuara, zbuloi një sondazh i fundit i institutit Gallup.

Një sondazh i kryer muajin e kaluar i pyeti të anketuarit nëse ata e shohin Kinën si një "kërcënim kritik", një "kërcënim i rëndësishëm, por jo kritik", ose "aspak i rëndësishëm". Rreth 46 për qind e të anketuarve e konsiderojnë Kinën si një kërcënim kritik, një rritje prej 6 për qind nga 40 deri në 41 për qind të regjistruar midis viteve 2015 dhe 2018, thotë sondazhi. Vetëm 41 për qind e të anketuarve thanë se kanë një "pikëpamje të favorshme" për Kinën - një rënie prej 12 për qind krahasuar me vitin e kaluar, thotë raporti i institutit Gallup. Sipas Gallup, ndryshimi në pikëpamjet e qytetarëve të SHBA për Kinën ndodhi kryesisht gjatë 12 muajve të fundit në klimën e një lufte tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.