Maduro në prag të ndryshimeve në qeveri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86564-maduro_në_prag_të_ndryshimeve_në_qeveri
Presidenti i Venezuelës ka ndërmend të bëjë ndryshime në qeveri të cilat i ka quajtur ndryshime strukturore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2019 06:19 Europe/Tirane
  • Maduro në prag të ndryshimeve në qeveri

Presidenti i Venezuelës ka ndërmend të bëjë ndryshime në qeveri të cilat i ka quajtur ndryshime strukturore.

Delcy Rodrigues zv/presidenti i Venezuelës ditën e dielë në nj mesazh në Twitter ka njoftuar se presidenti Nikolas Maduro u ka kërkuar ministrave të kabinetit të tij qeveritar që të japin dorëheqje për të parandaluar çdo lloj kërcënimi ndaj qeverisë së tij. ristrukturimi i kabinetit qeveritar bëhet në kohën kur Venezuela prej 10 ditësh përballet me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe me probleme të tjera për shkak të krizës disa mujore politike. Maduro ka thënë se shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike janë bërë sulmet kibernetike të Amerikës të ndihmuar nga kundërshtarët e brendshëm që kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë. Juan Guaido lideri i opozitës në Venezuelë prej 23 janarit ka shpallur veten si president i përkohshëm, vendim që është mbështetur direkt nga Amerika.