SHBA njeh Golanin e pushtuar si territor i Izraelit?
Presidenti Donald Trump u shpreh se ka ardhur koha që SHBA të njohë sovranitetin e Izraelit në pjesën e Golanit të pushtuar.
Në një postim në Twitter, presidenti amerikan deklaroi se “njohja e rrafshnaltës ishte me rëndësi kritike, strategjike për Izraelin dhe për rajonin.” “Pas 52 vitesh është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit, që është e një rëndësie strategjike dhe të sigurisë për Izraelin dhe stabilitetin rajonal”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump. Izraeli e zbatoi ligjin për aneksimin e Golanit në vitin 1981, por shtetet e tjera nuk e njohën këtë akt të paligjshëm. Siria vazhdimisht ka kërkuar të rifitojë sovranitetin mbi rajonin. Rezolutat e KS të OKB e konsiderojnë Golanin si pjesë e territorit të Sirisë që është okupuar nga regjimi okupator sionist.