Trump vazhdon me gjepura
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86746-trump_vazhdon_me_gjepura
Presidenti amerikan ashtu siç e ka zakon vazhdon të thotë gjepura duke pretenduar se Republika Islamike e Iranit pas ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë ka ndryshuar sjelljen e saj.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 26, 2019 04:25 Europe/Tirane
  • Trump vazhdon me gjepura

Presidenti amerikan ashtu siç e ka zakon vazhdon të thotë gjepura duke pretenduar se Republika Islamike e Iranit pas ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë ka ndryshuar sjelljen e saj.

Donald Trump deklaroi se dalja e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimi i sanksioneve janë bërë shkak për ndryshimin e sjelljes dhe uljen e aktiviteteve të Iranit në rajon. Më herët Donald Trump kishte pretenduar se politikat e tij do të bëhen shkak për ndryshimin e fuqisë në Iran. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.