Venezuela përsëri në terr si pasojë e sulmeve ndaj rrjetit elektrik
Autoritetet e Venezuelës kanë deklaruar se si pasojë e sulmeve ndaj rrjetit të energjisë elektrike, në disa rajone të këtij vendi është ndërprerë energjia elektrike dhe kanë mbetur në terr.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se ditën e hënë për herë të dytë gjatë muajit mars në Venezuelë është ndërprerë energjia elektrike dhe kjo ndërprerje është bërë shkak të ndalet edhe funksionimi i eksportit të naftës dhe funksionimi i aeroportit kryesor të këtij vendi.
Disa orë më pas furnizimi me energji elektrike ka filluar përsëri dhe Jorge Rodriguez, ministri për informim i Venezuelës, ka deklaruar se rrjeti i energjisë elektrike po rifillon punën gradualisht.
Rodriguez ka thënë: “Ne jemi përballur me një sulm të ri në qendra e ngarkimit dhe transportimit në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike dhe ky sulm kishte karakteristika të ngjashme me sulmin e datës 7 mars të këtij viti”.