Venezuela përsëri në terr si pasojë e sulmeve ndaj rrjetit elektrik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86757-venezuela_përsëri_në_terr_si_pasojë_e_sulmeve_ndaj_rrjetit_elektrik
Autoritetet e Venezuelës kanë deklaruar se si pasojë e sulmeve ndaj rrjetit të energjisë elektrike, në disa rajone të këtij vendi është ndërprerë energjia elektrike dhe kanë mbetur në terr.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 26, 2019 09:31 Europe/Tirane
  • Venezuela përsëri në terr si pasojë e sulmeve ndaj rrjetit elektrik

Autoritetet e Venezuelës kanë deklaruar se si pasojë e sulmeve ndaj rrjetit të energjisë elektrike, në disa rajone të këtij vendi është ndërprerë energjia elektrike dhe kanë mbetur në terr.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se ditën e hënë për herë të dytë gjatë muajit mars në Venezuelë është ndërprerë energjia elektrike dhe kjo ndërprerje është bërë shkak të ndalet edhe funksionimi i eksportit të naftës dhe funksionimi i aeroportit kryesor të këtij vendi.

Disa orë më pas furnizimi me energji elektrike ka filluar përsëri dhe Jorge Rodriguez, ministri për informim i Venezuelës, ka deklaruar se rrjeti i energjisë elektrike po rifillon punën gradualisht.

Rodriguez ka thënë: “Ne jemi përballur me një sulm të ri në qendra e ngarkimit dhe transportimit në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike dhe ky sulm kishte karakteristika të ngjashme me sulmin e datës 7 mars të këtij viti”.