Moska konfirmon dhe mbron dërgimin e ekspertëve ushtarakë në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86794-moska_konfirmon_dhe_mbron_dërgimin_e_ekspertëve_ushtarakë_në_venezuelë
Rusia ka konfirmuar dhe mbrojtur dërgimin e ekspertëve ushtarakë në Venezuelë, duke thënë se dërgimi i tyre është i bazuar në një marrëveshje bashkëpunimi ushtarako-teknik të nënshkruar nga të dy vendet në vitin 2001.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2019 15:50 Europe/Tirane
  • Moska konfirmon dhe mbron dërgimin e ekspertëve ushtarakë në Venezuelë

Rusia ka konfirmuar dhe mbrojtur dërgimin e ekspertëve ushtarakë në Venezuelë, duke thënë se dërgimi i tyre është i bazuar në një marrëveshje bashkëpunimi ushtarako-teknik të nënshkruar nga të dy vendet në vitin 2001.

E pyetur për të komentuar mbi raportet e mëparshme për arritjen e dy avionëve rusë në Venezuelë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha se ekspertët ushtarakë ishin dërguar në Venezuelë nën një marrëveshje dypalëshe të nënshkruar 18 vjet më parë. Zakharova tha se marrëveshja e bashkëpunimit të vitit 2001 "nuk kërkon ndonjë miratim shtesë nga Asambleja Kombëtare e Venezuelës", e cila është shpallur e pezulluar nga qeveria. Të martën, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara Xhon Bolton tha se Uashingtoni nuk do të toleronte atë që ai e quajti "fuqitë e huaja armiqësore ushtarake që ndërhynin kundër qëllimeve të përbashkëta të Hemisferës Perëndimore, të demokracisë, sigurisë dhe sundimit të ligjit". Zakharova tha se deklaratat e Boltonit vërtetuan se SHBA ende e konsideronin "Amerikën Latine si një zonë e interesave të saj ekskluzive dhe oborrin e saj të qetë, dhe kërkon bindje të padiskutueshme nga ajo. " Ajo vuri në dyshim pritshmërinë amerikane që vendet e tjera të mos kenë prani në hemisferën perëndimore, megjithëse vetë Amerika është e pranishme në hemisferën lindore. "Çfarë po bëjnë ata vetë në hemisferën lindore?", pyeti zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Sot, Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga Venezuela dhe ka paralajmëruar se “të gjitha mundësitë” janë të hapura për të arritur një gjë të tillë. “Rusia duhet të largohet”, u ka thënë Trump gazetarëve më 27 mars në Shtëpinë e Bardhë.