Artisti i njohur evropian dëshiron të udhëtojë përsëri në Iran
Kris De Berg, artisti i famshëm i irlandez, duke folur në lidhje me vizitën e tij në Iran, ka bërë të ditur interesimin e tij për të udhëtuar përsëri në Iran dhe ka thënë se Irani ka njerëz shumë të mirë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Kris De Berg i cili aktualisht po qëndron në Rusi për organizimin e një koncerti, në një intervistë me agjencinë Rianovovesti, në lidhje me vizitën e tij në Iran, ka thënë: “Unë isha personi i parë nga perëndimi që pata marrë lejen për organizimin e një programi muzikor në Iran”.
Kris De Berb ka thënë: “Kur pata shkuar në Teheran kam vizituar vendet e veçanta për realizimin e programit muzikor dhe deri para kësaj, nuk kisha zhvilluar kurrë negociata të tilla”.
Ai ka shtuar: “Kam dëshirë që të shkoj edhe njëherë në Iran, sepse në atë vend jetojnë njerëz të mirë”.