Bankat evropiane shfajësohen në dosjen e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86849-bankat_evropiane_shfajësohen_në_dosjen_e_iranit
Një gjykatë në Amerikë ka shfajësuar bankat evropiane në dosjen e Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 30, 2019 06:25 Europe/Tirane
  • Bankat evropiane shfajësohen në dosjen e Iranit

Një gjykatë në Amerikë ka shfajësuar bankat evropiane në dosjen e Iranit.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Laura Taylor Swain, gjykatësja e një gjykate në Amerikë, i ka konsideruar të mjaftueshme dëshmitë e paraqitura nga ushtarakët amerikanë të plagosur në Irak të cilët kanë akuzuar 9 banka evropiane për ofrimin e shërbimeve financiare për Iranin, prandaj e ka shpallur të mbyllur këtë dosje.

Sipas këtij raporti, një grup i ushtarakëve amerikan të plagosur në Irak kanë paraqitur një padi kundër 9 bankave evropiane në një gjykatë të Manhatinit në Nju Jork.

Paditësit pretendonin se këto 9 banka evropiane gjatë sulmeve të kryera nga viti 2003 deri në vitin 2011 nga ana e disa grupeve të mbështetura nga Irani kundër forcave amerikane, i kanë ofruar shërbime financiare Teheranit.

Pavarësisht pretendimeve të paraqitura nga paditësit, gjykatësja Laura Taylor Swain ka lëshuar verdiktin përkatës në bazë të të cilit vërtetohet se shërbimet e këtyre bankave nuk kishin kurrfarë lidhje me sulmet e kryera shumë larg nga ajo që mund të gjykohen nën ligjet e Amerikës për luftë kundër terrorizmit.

Gjykatësja Laura Taylor Swain gjithashtu ka shfajësuar bankat evropiane edhe nga akuza se këto banka kanë qenë të informuara për lidhjen e shërbimeve financiare të tyre me sulmet që janë kryer në Irak.

Kjo gjykatëse ka deklaruar se nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi dhe prova që do të vërtetonin se shërbimet financiare të këtyre bankave kanë luajtur rol të rëndësishëm në kryerjen e këtyre sulmeve.