Rusia: Amerika të heqë dorë nga kërcënimi i Venezuelës
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë të shtunën ka kërkuar nga Amerika që t'u japë fund kërcënimeve kundër Venezuelës dhe të heqë dorë nga përpjekjet për ta futur këtë vend në një luftë të brendshme.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Maria Zakharova gjithashtu ka kritikuar përpjekjet e Uashingtonit për të krijuar frikës në opinion për shkak të bashkëpunimit legjitim ushtarak me Venezuelën dhe i ka quajtur qesharake këto përpjekje.
Zakharova vuri në dukje kërcënimet e fundit të Amerikës në lidhje me dislokimin e forcave ushtarake të Rusisë në Venezuelë dhe deklaroi se reagimi i Amerikës drejtpërdrejt lidhet me këtë realitet se përpjekjet e Uashingtonit për grusht shtet në Venezuelë, kanë dështuar.
John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës, të premten ka paralajmëruar shtetet e huaja duke përfshirë edhe Rusinë në lidhje me dislokimin e forcave të tyre në Venezuelë ose në shtetet e tjera të Amerikës Latine dhe ka theksuar se Amerikës një veprim të tillë e konsideron kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen globale dhe sigurinë e rajonit.