Dëbimi i ushtarakëve besnikë të Juan Guaido
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86963-dëbimi_i_ushtarakëve_besnikë_të_juan_guaido
Nikolas Maduro ka dëbuar dhe përjashtuar nga radhët e ushtrisë ata ushtarakë që kanë njohur zyrtarisht Juan Guaido si president të  vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2019 05:04 Europe/Tirane
  • Dëbimi i ushtarakëve besnikë të Juan Guaido

Nikolas Maduro ka dëbuar dhe përjashtuar nga radhët e ushtrisë ata ushtarakë që kanë njohur zyrtarisht Juan Guaido si president të  vendit.

Në mesin e ushtarakëve të dëbuar janë 13 oficerë të lartë të ushtrisë dhe 2 gjeneralë. Më herët Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka sfiduar autoritetet që ta arrestojnë pasi Asambleja Kushtetuese vendosi të martën t'i heqë atij imunitetin parlamentar. Dhoma legjislative e krijuar nga presidenti Nikola Maduro dy vite më parë, deklaroi se kryetari i parlamentit dhe i opozitës duhet të hetohet për shkelje kushtetuese dhe të vendimit të Gjykatës së Lartë për të mos dalë jashtë shtetit. Guaido nuk vonoi ta komentojë qëndrimin e ligjvënësve besnikë ndaj presidentit aktual: "Kush mendon se duke më sulmuar mua, bashkëpunëtorët e mi, apo duke ndalur pa arsye deputetët nëpër aeroporte, po shtyp shpresat e Venezuelës, po gabon rëndë. Nëse regjimi guxon të më marrë me forcë, do të kryente një grusht shteti dhe do të merrte përgjigjen që meriton. Vetëm regjimi po e pëson nga ky konflikt." Kryetari i Kuvendit Kombëtar u vetëshpall president i përkohshëm i vendit më 23 janar të këtij viti, pak ditë pasi presidenti Maduro nisi mandatin e tij të dytë. Ky i fundit tha se lëvizja e nxitur nga Uashingtoni kishte për synim rrëzimin e tij nga një pushtet i fituar ligjërisht dhe instalimin e një qeverie kukull që do i jepte SHBA-së rezervat e pasura me naftë.