Sllovenia kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86964-sllovenia_kërkon_zgjerimin_e_marrëdhënieve_me_iranin
Kryetari i komitetit për politikën e jashtme në parlamentin e Sllovenisë kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2019 05:04 Europe/Tirane
  • Sllovenia kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin

Kryetari i komitetit për politikën e jashtme në parlamentin e Sllovenisë kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin.

Matiazh Temets në takimin që pati me Kazem Shafai theksoi rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve diplomatike parlamentare të Iranit dhe Sllovenisë dhe njoftoi krijimin e grupi të miqësisë parlamentare mes Iranit dhe Sllovenisë gjatë muajit të ardhshëm. Kryetari i komitetit të politikës së jashtme në parlamentin sllovak përmendi mundësitë dhe potencialet e dy vendeve për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe tha se Irani është një partner strategjik në bashkëpunimet ekonomike të Sllovenisë. Ai ndër të tjera shtoi se me gjithë shtrirje e kufizuar të Sllovenisë bashkëpunimet dypalëshe në fushën e ekonomisë mund të zgjerohen. Nga ana e tij ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Slloveni shtjelloi situatën në rajon mes tyre në Irak, Siri, Jemen, Afganistan dhe Palestinën e pushtuar dhe tha se disa vende në vend që të zgjidhin problemet nëpërmjet dialogut dhe bashkëbisedimit marrin vendime për shtimin e tensioneve në rajon.