Jep dorëheqja sekretaria e sigurisë së brendshme në Amerikë
Në formë të papritur sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen, e cila zbatoi disa nga politikat kontradiktore të kufirit të Presidentit Trump, ka dhënë dorëheqjen.
Znj. Nielsen e quajti atë "një nder të jetës" punën në departament. Lajmin e dha vetë Trump, i cili pasi e falënderoi për punën, tha emrin e ri që do ta zëvendësojë. "Unë jam i kënaqur për të njoftuar se Kevin McAleenan, aktualisht Komisioneri i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve do të marrë postin e Sekretarit të Sigurisë", shkroi në tëitter Presidenti Trump. Nielsen ka qenë përgjegjëse për zbatimin e propozimit për mur kufitar me Meksikën si dhe për ndarjen e familjeve të emigrantëve. Ajo nuk ka dhënë arsye për largimin e saj në letrën e dorëheqjes, ndonëse ka konsideruar se “është koha e duhur për t’u larguar”.