Maduro dënon deklaratat ndërhyrëse të autoriteteve amerikane
Presidenti i Venezuelës ka dënuar deklaratat ndërhyrëse të autoriteteve amerikane ndaj vendit të tij.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Nikola Maduro, presidenti i Venezuelës, duke dënuar sjelljet arrogante të zv/presidentit të Amerikës, Mike Pence i cili ka kërkuar nga OKB për ta njohur zyrtarisht Juan Guaido si president të Venezuelës, ka thënë se ai vetëm e ka përqeshur veten.
Maduro ka shtuar se deklaratat e Pence burojnë nga arroganca dhe mendjemadhësia dhe qasja ndërhyrëse dhe hegjemoniste e Uashingtonit.
Mike Pence, zv/presidenti i Amerikës, gjatë deklaratave ndërhyrëse në Këshillin e Sigurimit të OKB, ka thënë se tani ka ardhur koha që OKB të njohë Juan Guaido si president zyrtar i Venezuelës.