Maduro dënon deklaratat ndërhyrëse të autoriteteve amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87108-maduro_dënon_deklaratat_ndërhyrëse_të_autoriteteve_amerikane
Presidenti i Venezuelës ka dënuar deklaratat ndërhyrëse të autoriteteve amerikane ndaj vendit të tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 11, 2019 09:48 Europe/Tirane
  • Maduro dënon deklaratat ndërhyrëse të autoriteteve amerikane

Presidenti i Venezuelës ka dënuar deklaratat ndërhyrëse të autoriteteve amerikane ndaj vendit të tij.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Nikola Maduro, presidenti i Venezuelës, duke dënuar sjelljet arrogante të zv/presidentit të Amerikës, Mike Pence i cili ka kërkuar nga OKB për ta njohur zyrtarisht Juan Guaido si president të Venezuelës, ka thënë se ai vetëm e ka përqeshur veten.

Maduro ka shtuar se deklaratat e Pence burojnë nga arroganca dhe mendjemadhësia dhe qasja ndërhyrëse dhe hegjemoniste e Uashingtonit.

Mike Pence, zv/presidenti i Amerikës, gjatë deklaratave ndërhyrëse në Këshillin e Sigurimit të OKB, ka thënë se tani ka ardhur koha që OKB të njohë Juan Guaido si president zyrtar i Venezuelës.