OKB kritikon gjendjen e emigrantëve në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87142-okb_kritikon_gjendjen_e_emigrantëve_në_francë
Reporteri special i OKB për çështjet e strehimit, ka kritikuar Francën për gjendjen e rënduar të strehimit të emigrantëve në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 13, 2019 03:39 Europe/Tirane
  • OKB kritikon gjendjen e emigrantëve në Francë

Reporteri special i OKB për çështjet e strehimit, ka kritikuar Francën për gjendjen e rënduar të strehimit të emigrantëve në këtë vend.

Liliana Farha, ka thënë se deportimi dhe dëbimi i emigrantëve nga Franca për arsye të ndryshme është veprim që bie ndesh me të ligjet e të drejtave të njeriut. Farha tha se jeta e rënduar e emigrantëve nëpër tenda apo anës autostradave tregon se normat e të drejtave të njeriut në Francë nuk respektohen. Kjo funksionare e OKB thotë se sistemi në Francë është i atillë që nuk u jep edhe ndihmën e parë në rast emergjence për strehim të emigrantëve, të cilët nga ana e tyre marrin në telefon qendrat e shërbimit të të pastrehëve dhe si përgjigje u thuhet që të shkojnë tek shërbimet e emergjencës. Nëse këta persona nuk marrin shërbime të emergjencës, atëherë janë të detyruar të flenë nëpër rrugë. Më herët shumë grupe të të drejtave civile dhe të njeriut kanë kritikuar ashpër gjendjen e emigrantëve dhe të pastrehëve në Francë duke e akuzuar këtë vend për shkeljen e të drejtave të njeriut. Instituti bamirës OXFAM gjithashtu ka akuzuar policinë dhe forcat e rendit në Francë se ushtron dhunë dhe torturë ndaj emigrantëve në moshë të vogël.