Pompeo: Amerika vazhdon presionin ndaj Iranit
Sekretari amerikan i shtetit ditën e shtunë ka theksuar se po vazhdon fushata e sanksioneve dhe e presionit së më të madh kundër Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mike Pompeo deklaroi se përveç Shtëpisë së Bardhë, edhe senatorët amerikanë kërkojnë shtimin e sanksioneve kundër Iranit.
Sekretari amerikan i shtetit në vazhdim të deklaratave qesharake të tij, e quajti Republikën Islamike të Iranit mbështetësin më të madh të terrorizmit në botë dhe pretendoi se Amerika duke ushtruar presion dhe me anë të sanksioneve ndaj Iranit, synon të krijojë një rast për një jetë normale për popullin e Iranit.
Vlen të theksohet se Amerika pasi ka dalë nga marrëveshja bërthamore, ka filluar një fushatë të gjithanshme për të ushtruar presion kundër Iranit. Donald Trump, presidenti i Amerikës, të martën me 8 maj 2018, në mënyrë të njëanshme duke shkelur zotimet e Uashingtonit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, deklaroi largimin e Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare dhe ka rikthyer sanksionet bërthamore kundër Iranit.