‘Jelekët e Verdhë’ u kthehen protestave masive
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87198-jelekët_e_verdhë’_u_kthehen_protestave_masive
“Jelekët e Verdhët” në Francë kanë protestuar sërish në javën e 22-të të tubimeve kundër Qeverisë së Emmanuel Macronit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2019 17:15 Europe/Tirane
  • ‘Jelekët e Verdhë’ u kthehen protestave masive

“Jelekët e Verdhët” në Francë kanë protestuar sërish në javën e 22-të të tubimeve kundër Qeverisë së Emmanuel Macronit.

Sipas ministrisë së Brendshme, këtë javë u numëruan rreth 31 mijë demonstrues në të gjithë vendin dhe 5 mijë vetëm në Paris. Protesta nisi në mënyrë paqësore dhe vijoi si e tillë në kryeqytet, por situata u përshkallëzua në qytetin jugperëndimor të Tuluzës, ku dhjetëra protestues u përplasën me policinë. Ata i vendosën zjarrin disa koshave të mbeturinave. Efektivët e policisë përdorën gazin lotsjellës dhe ujin për të shpërndarë turmën. Ne orët e mbrëmjes rreth 14 persona u dërguan me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve gjatë protestës, ndërsa 37 demonstrues u arrestuan për armëmbajtje dhe mosrespektimin e uniformës së policisë. Numri i tubuesve është rritur me 10 mijë persona, krahasuar me protestën e javës së kaluar. Protestat e “Jelekëve të Verdhë” nisën nëntorin e vitit të kaluar si shprehje e zemërimit publik ndaj rritjes së taksave të karburantit. Ato u shndërruan në një reagim më të gjerë kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron dhe standardit të jetesës në vend.