Flakët përpijnë kadetralen Notre-Dame në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87219-flakët_përpijnë_kadetralen_notre_dame_në_paris
Katedralja Notre-Dame në Paris është përfshirë nga flakët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 15, 2019 15:43 Europe/Tirane
  • Flakët përpijnë kadetralen Notre-Dame në Paris

Katedralja Notre-Dame në Paris është përfshirë nga flakët.

Referuar mediave vendase deri në këto momente nuk janë regjistruar persona të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. Në një postim në Twitter, zëvendëskryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan: “Zjarr në Notre Dame, njerëzit duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë." Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me rikonstruksionin e saj. Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë beri  thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila kishte filluar degradimin.