SHBA paralajmëron Izraelin
Pasi bëri një dhuratë të minutës së fundit për Netanjahun duke njohur okupimin izraelit të lartësive të Golanit të Sirisë, duke luajtur kështu një rol vendimtar në rizgjedhjen e liderit të partisë Likud, Presidenti i SHBA dha një paralajmërim:
Trump kërkoi që regjimi i Tel Avivit t'u japë fund menjëherë projekteve kineze që përqendrohen në portin e Haifës, si pjesë e rrugës së mëndafshit. Presidenti amerikan tani po kërkon që Tel Avivi të anulojë marrëveshjet e nënshkruara me Pekin dhe të përjashtojë Kinën nga të gjitha këto projekte portuale. Mediat izraelite konfirmuan lajmin në natën e së dielës, duke ju referuar bisedimeve të fundit midis Trump dhe Netanjahut në Uashington. Ky lajm vjen në një kohë kur disa zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësim lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis Tel Avivهف dhe Pekinit. Kanali 13 televiziv i Izraelit zbuloi se muajin e kaluar, presidenti amerikan ka paralajmëruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu se nëse Izraeli nuk i kufizonte marrëdhëniet e tij me Kinën, marrëdhëniet e sigurisë me Shtetet e Bashkuara mund të dëmtoheshin. Mesazhe të ngjashme janë bërë në muajt e fundit nga zyrtarët e lartë të administratës Trump, duke përfshirë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se në vitin 2018, niveli i tregtisë midis Pekinit dhe Tel Avivit arriti në më shumë se 11 miliardë dollarë, ndërsa Kina ishte partneri i tretë më i madh tregtar i Izraelit.