Seanca e parlamentit evropian për BREXIT
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87227-seanca_e_parlamentit_evropian_për_brexit
Sot në seancën parlamentare të PE do të diskutohen situata e fundit në procesin Brexit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 16, 2019 07:55 Europe/Tirane
  • Seanca e parlamentit evropian për BREXIT

Sot në seancën parlamentare të PE do të diskutohen situata e fundit në procesin Brexit.

Sipas radios gjermane në këtë seancë do të diskutohet mbi gjendjen në të cilën ndodhet procesi i largimit të Britanisë së Madhe nga BE dhe programi i qeverisë angleze për realizimin e Brexit. Duke qenë se zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian do të madhen në muajin Maj, ky parlament do të japë opinionin e tij zyrtar mbi pjesëmarrje ose jo të Anglisë në këto zgjedhje. Sipas ligjit nëse Anglia është anëtare e BE deri në kohën e organizimit të zgjedhjeve të PE, ajo duhet të marrë pjesë në këto zgjedhje. Më herët ishte përcaktuar që Britania e Madhe të largohej nga BE në muajin Mars, mirëpo refuzimet e bëra nga parlamenti anglez kanë çuar në shtyrjen e Brexit dhe vështirësimin e punës për largimin nga unioni.