Pompeo: Amerika do të vazhdojë presionet maksimale kundër Iranit
Sekretari amerikan i shtetit pasi ka përsëritur pretendimet dhe akuzat e tij boshe kundër Iranit, ka pretenduar se Uashingtoni do të vazhdojë presionet e tij maksimale kundër Iranit.
Mike Pompeo, në një fjalim të mbajtur në universitet IND të shtetit Teksas në Amerikë, ka akuzuar Iranin për gjoja mbështetjen e terrorizmit dhe kryerjen e veprimeve destruktive në rajon dhe në botë dhe tha se Amerika do të vazhdojë politikat e saj të ashpra deri në ndryshimin e sjelljes së Teheranit. Sekretari amerikan i shtetit pretendoi se Amerika shtoi presionet ndaj Iranit me qëllim që ky vend tu japë fund veprimeve të tij destruktive. Pompeo më herët duke ndjekur presidentin Donald Trump ka akuzuar Iranin për mbështetjen e terrorizmit. Amerika pas daljes nga marrëveshja bërthamore ka ndërmarrë një program për të ushtruar sa më shumë presione ndaj Iranit. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.