Amerika sanksionon bankën qendrore të Venezuelës
John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare në Amerikë ditën e mërkurë njoftoi sanksionimin e bankës qendrore të Venezuelës nga ana e Uashingtonit.
Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, këshilltari i sigurisë kombëtare në Amerikë tha se sanksionimi i bankës qendrore të Venezuelës mund të jetë paralajmërim për faktorin e huaj mes tyre Rusinë. Që nga nisja e krizës në Venezuelë, qeveria amerikane ka vendosur disa herë sanksione kundër sektorit bankar të këtij vendi. Sanksionet e fundit të Amerikës përfshinë kompanive e Venezuelës dhe 9 anije të këtij vendi. Ndërkohë presidenti legjitim i Venezuelës, Nikolas Maduro, pasi i ka quajtur të jashtëligjshme sanksionet amerikane kundër bankës qendrore, ka dënuar të tilla veprime të Uashingtonit. Amerika prej disa javës po mbështet kundërshtarët e qeverisë së Venezuelës me qëllim organizimin e një grushti shteti kundër saj. Juan Guaido, kreu i opozitës së qeverisë së Venezuelës më 23 janar me mbështetjen e hapur të Amerikës dhe të disa aleatëve të saj, veten e shpalli si president të përkohshëm të këtij vendi. Këtë veprim qeveria dhe populli i Venezuelës e quajti grusht shteti kundër Nikolas Maduro, presidentit të zgjedhur nga populli venezuelas.