Arrestohen dy shtetas të EBA për spiunazh
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87355-arrestohen_dy_shtetas_të_eba_për_spiunazh
Kryeprokuroria e Stambollit në kuadër të hetimeve kërkoi arrestimin e dy shtetasve të Emirateve të Bashkuara Arabe për spiunazh politik, ushtarak dhe ndërkombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2019 16:05 Europe/Tirane
  • Arrestohen dy shtetas të EBA për spiunazh

Kryeprokuroria e Stambollit në kuadër të hetimeve kërkoi arrestimin e dy shtetasve të Emirateve të Bashkuara Arabe për spiunazh politik, ushtarak dhe ndërkombëtar.

Dy të dyshuar të arrestuar për dyshimin se punonin për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) u dërguan në gjykatë, ku u arrestuan për spiunazh ushtarak, politik dhe ndërkombëtar. Gjykata Penale në detyrë në Stamboll mori vendim për arrestimin e dy të dyshuarve për krimet e spiunazhit politik dhe ushtarak dhe për spiunazh ndërkombëtar. Mësohet se janë duke u zhvilluar hetimet për lidhjen apo jo të dyshuarve me rastin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili ishte vrarë në mënyrë barbare më 2 tetor 2018 në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.