Konferenca e Yaltas thekson mbështetjen ndaj Sirisë
Pjesëmarrësit në konferencën ndërkombëtare të Yaltas në deklaratën përfundimtare të kësaj konference, kanë theksuar mbështetjen e vet ndaj qeverisë së Sirisë.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se deklarata përfundimtare e konferencës ndërkombëtare të Yaltas e cila është publikuar ditën e shtunë, thekson përcaktimin e një mekanizmi për garantimin e shkëmbimeve tregtare mes gadishullit të Krimesë dhe Sirisë. Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet: “Ushtarët e plagosur sirianë dhe fëmijët e sëmurë mund të kurohen në spitalet e gadishullit të Krimesë”.
Në deklaratën e konferencës së Yaltasë është theksuar nevoja për shqyrtimin e veprimeve për plotësimin e procesit të regjistrimit të kompanive për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes Sirisë dhe gadishullit të Krimesë.
Vlen të theksohet se konferenca ndërkombëtare e Yaltës është një konferencë ndërkombëtare ekonomike që zhvillohet për çdo vit në qytetin Yalta të Krimesë dhe ka për qëllim shqyrtimin e çështjeve përkatëse me zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.