Arabia Saudite ndihmon këshillin ushtarak të Sudanit me 3 miliard dollarë
(last modified Mon, 22 Apr 2019 06:58:54 GMT )
Prill 22, 2019 08:58 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite ndihmon këshillin ushtarak të Sudanit me 3 miliard dollarë

Agjencia zyrtare saudite Vas njoftoi se Arabia Saudite së bashku me EBA kanë ndihmuar këshillin ushtarak të Sudanit me shumën 3 miliard dollarë.

Kjo agjenci pretendoi se 500 milion dollarë të kësaj ndihme do t’i jepen bankës qendrore të Sudanit ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për garantimin e nevojave për ushqime, medikamente dhe karburant të nevojshëm për popullin. Këto ndihma gjoja humanitare të Arabisë Saudite dhe EBA për Sudanin jepen në kohën kur populli sudanez duke organizuar protesta për disa javë me radhë ka kundërshtuar ndërhyrjet e Arabisë Saudite dhe të EBA në punët e brendshme të Sudanit. Udhëheqësit e grusht shtetit ushtarak në Sudan i paralajmëruan protestuesit se do të kenë “zero tolerancë” ndaj trazirave. Një zëdhënës tha se ushtria nuk kërkon pushtet dhe se e ardhmja e Sudanit do të vendoset nga protestuesit, por shtoi se ushtria do ta ruajë rendin publik. Protestuesit vazhdojnë të mbeten në rrugët e Kartumit, nga frika se udhëheqësit e grusht shtetit janë shumë të afërt me presidentin e përmbysur, Omar al-Bashir. Ushtria tha se nuk do ta ekstradojë Bashirin për akuzat për krime lufte. Bashir është subjekt i dy urdhër arresteve ndërkombëtare, të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime. Ai akuzohet për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin Darfur të Sudanit, në periudhën 2003-2008. Bashir i mohon këto akuza. Megjithatë, sipas Këshillit Ushtarak, i krijuar pas grusht shtetit, ai mund të gjykohet në Sudan.

Tags