Demokratët kërkojnë nisjen e procedurës për votëbesimin e presidentit
Demokratët e lartë në Kongresin amerikan kanë thënë se në rast se vërtetohen akuzat se presidenti Donald Trump ka krijuar pengesa në procesin e hetimeve të prokurorit Robert Mueller, atëherë ata do të nisin procesin e procedurës për votëbesimin e Donald Trump.
Demokratët po ushtrojnë presion ndaj presidentit Donald Trump pas daljes së shumëpritur të një raporti për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Ata duan që Robert Mueller, njeriu që e ka nxjerrë raportin, të dëshmojë publikisht përpara kongresit për punën që ai ka bërë. Raporti i redaktuar, i cili doli të enjten, zbulon se presidenti u përpoq të pushonte nga puna Mueller. Ekipi ligjor i Trump e ka përshkruar lirimin e tij si një "fitore totale". Dokumenti i redaktuar me 448 faqe është rezultat i një hetimi 22-mujor nga Mueller, i cili u emërua për të hetuar ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe marrëveshjet e mundshme me fushatën e Trump.