Trump: Nuk munden të më pezullojnë
Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se nuk është i shqetësuar për shkarkimin e tij pas publikimit të raportit të Këshilltarit Special të Robert Mueller, duke shtuar se "vetëm krimet e larta" mund të çojnë në shkarkimin e tij nga posti i presidentit.
"Aspak," u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kur u pyet rreth mundësisë për t'u shkarkuar nga Kongresi i SHBA. Demokratët e Kongresit kanë marrë një hap ligjor për të parë të gjitha dëshmitë e Mueller nga hetimi i tij për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016. "Dje i kam bërë thirrje Dhomës së Përfaqësuesve që të fillojë procedimet e pezullimit. Kjo është një çështje parimore për mua," tha senatori Elizabeth Warren, kandidatja demokrate për president.