Reagimi i Evropës ndaj veprimeve anti-iraniane të Amerikës, heshtje?!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87425-reagimi_i_evropës_ndaj_veprimeve_anti_iraniane_të_amerikës_heshtje_!
Bashkimi Evropian i cili vitin e kaluar fliste për vendosmërinë e tij për të rezistuar përball veprimeve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit, gjatë muajve të kaluar përball çdo veprimeve anti-iranian të Amerikës është mjaftuar vetëm me heshtje apo në fund edhe me lëshimin e ndonjë deklarata në të cilën e fton Iranin për vetëpërmbajtje.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 23, 2019 09:55 Europe/Tirane
  • Reagimi i Evropës ndaj veprimeve anti-iraniane të Amerikës, heshtje?!

Bashkimi Evropian i cili vitin e kaluar fliste për vendosmërinë e tij për të rezistuar përball veprimeve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit, gjatë muajve të kaluar përball çdo veprimeve anti-iranian të Amerikës është mjaftuar vetëm me heshtje apo në fund edhe me lëshimin e ndonjë deklarata në të cilën e fton Iranin për vetëpërmbajtje.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, përkundër qëndrimeve të mëparshme të tij, më nuk ka ndërmend të vazhdojë amnistinë nga sanksionet amerikane për vendet që importojnë naftë nga Irani në mënyrë që sipas mendimit të tij, të reduktojë deri në zero eksportin e naftës së Iranit. Deri më tani evropianët përsëri kanë heshtur përball këtij vendimi të Amerikës. Natyrisht kjo heshtje ndoshta nuk është diçka për t'u çuditur sepse edhe të dy shtetet evropiane të cilat Amerika tre muaj më parë u kishte dhënë amnisti për sanksionet naftore kundër Iranit, do të thotë Italia dhe Greqia, kanë mirëpritur ndërprerjen e eksportit të naftës së Iranit dhe kurrë nuk kanë shfrytëzuar këtë amnisti nga sanksionet amerikane.

Një gjë të tillë ka ngjallur edhe protestën e Bizhen Zangene, ministrit të naftës së Iranit i cili ka thënë se evropianët pa kurrfarë shpjegimi kanë ndërprerë blerjen e naftës së Iranit.

Heshtja e evropianëve natyrisht ka qenë vetëm në lidhje me rastet kur duhet të mbështesnin Iranin dhe marrëveshjen bërthamore, ndërsa në raste të tjera sidomos në kohën kur ishte në pyetje presioni ndaj Iranit, Bashkimi Evropian kishte zë të lartë.

Muajin e kaluar tre shtetet evropiane Gjermania, Franca dhe Anglia me anë të një letre dërguar për sekretarin e përgjithshëm të OIKB, kanë kërkuar ushtrimin e presionit më të madh kundër Iranit me pretekst të programit raketor dhe vetëm disa ditë më pas Bashkimi Evropian ka vazhduar sanksionet kundër Iranit në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut.