Shtëpia e Bardhë nuk publikon të dhënat për taksat e Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87462-shtëpia_e_bardhë_nuk_publikon_të_dhënat_për_taksat_e_trumpit
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të përmbushë afatin e fundit, ashtu që t’i dorëzojë Kongresit amerikan, të dhënat për kthimin e taksave të presidentit amerikan, Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2019 15:50 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë nuk publikon të dhënat për taksat e Trumpit

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të përmbushë afatin e fundit, ashtu që t’i dorëzojë Kongresit amerikan, të dhënat për kthimin e taksave të presidentit amerikan, Donald Trump.

Kryesuesi i Komitetit për Mjete i Dhomës së Përfaqësuesve, Richard Neal ka thënë së dështimi për të përmbushur afatin e fundit, në këtë rast 23 prillin, mund të konsiderohet si refuzim i kërkesës. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk dëshiron që të publikohen të dhënat e tij dhe ka kërkuar që të mos publikohen shifrat për kthim taksash, derisa ai është nën proces të auditimit. Demokratët në anën tjetër kanë kërkuar që kjo përgjigjje të përcjellet me masë ligjore. Presidenti ka qenë shumë i qartë: Sapo të përfundojë procesi i auditimit, ai do të konsiderojë këtë çështje”, ka thënë zëvendës-sekretari i Shtëpisë së Bardhë për Media, Hogan Gidley për Fox News. Ai nuk ka gatishmëri për ta bërë këtë gjë tani”. Neal i kishte dhënë fillimisht Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave afat deri më 10 prill për të raportuar për kthimin e taksave të presidentit nga viti 2013 deri më 2018. Afati më pas është shtyrë deri më 23 prill, pasi administrata e Trumpit ka dështuar që të zbatojë këtë kërkesë. Shumica e presidentëve amerikanë kanë kryer shërbimet e taksave nga viti 1970, pavarësisht pse një gjë e tillë nuk kërkohet me ligj.