Amerika vendos sanksione ndaj ministrit të jashtëm të Venezuelës
SHBA ka vendosur sanksione mbi ministrin e Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza.
Arreaza po ashtu ka shërbyer si zv/ministrin i Ministrisë së Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë, nënpresident ekzekutiv dhe ministër i Zhvillimit Ekologjik të Minierave. Kjo lëvizje vjen pasi SHBA-të vazhdojnë të rrisin presionin financiar ndaj Venezuelës dhe aleatëve të saj rajonalë. Sanksionet janë pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ushtruar presion ekonomik mbi qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, pasi Uashingtoni ka njohur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si president të vendit. Departamenti i Thesarit po ashtu vendosi sanksione ndaj Carol Padilla, një gjyqtare e gjykatës, për rolin e saj si zyrtare në qeverinë venezuelase. “Departamenti i Thesarit do të vazhdoj të shënjestroj të korruptuarit e brendshëm të Maduro-s, duke përfshirë ata që kanë për detyrë drejtimin e diplomacisë në emër të këtij regjimi të paligjshëm”, tha agjencia Amerikane në një deklaratë.