Pompeo kërcënon blerësit e naftës iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87616-pompeo_kërcënon_blerësit_e_naftës_iraniane
Pas reagimeve negative të botës kundër sanksionimit të naftës iraniane, Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ka kërcënuar blerësit e naftës iraniane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2019 05:18 Europe/Tirane
  • Pompeo kërcënon blerësit e naftës iraniane

Pas reagimeve negative të botës kundër sanksionimit të naftës iraniane, Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ka kërcënuar blerësit e naftës iraniane.

Mike Pompeo ka kërcënuar vende si Kina dhe Turqia se në rast të blerjes së naftës iraniane atëherë do të marrin përgjigjen dhe ndëshkimin nga sanksionet amerikane. Ai nuk përmendi lajmet mbi përpjekjet e blerësve të naftës iraniane për marrjen e lejes së përjashtimit nga sanksionet dhe tha: Ne jemi në ndjekje të atyre vendeve që do të plotësojnë mungesën e naftës së Iranit. Javën e kaluar shtëpia e bardhë njoftoi se prej 2 majit të gjithë blerësit e naftës iraniane nuk do të përjashtohen më nga sanksionet amerikane në rast se ata vazhdojnë blerjen e tyre. Uashingtoni ka deklaruar se synon ta çojë në 0 kuotën e shitjes së naftës iraniane dhe për këtë nuk do të lejojë që vende si Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Turqia, Italia, Greqia dhe Tajvani të përjashtohen nga sanksionet amerikane. Mirëpo vende si Turqia dhe Kina janë shprehur se nuk i kushton rëndësi sanksione naftore të Uashingtonit.