OKB e shqetësuar nga gjendja në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87744-okb_e_shqetësuar_nga_gjendja_në_gaza
OKB është shprehur e shqetësuar nga gjendja në rripin e Gazës dhe nga palët ka kërkuar vetëpërmbajtje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2019 05:49 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar nga gjendja në Gaza

OKB është shprehur e shqetësuar nga gjendja në rripin e Gazës dhe nga palët ka kërkuar vetëpërmbajtje.

Nikollai Mlladenov, koordinatori special i OKB për paqen në Lindjen e Mesme, pasi shprehu shqetësimin për vrasjen e civilëve në Gaza deklaroi: OKB është në bashkëpunim me Egjiptin dhe palët në përpjekje për të qetësuar situatën. Dhuna po avancon shpejt dhe gjatë javëve të fundit është vënë në rrezik mirëqenia dhe jeta e banorëve në Gaza. Prej ditës së premte forcat e regjimit sionist me tanke dhe avionë kanë nisur agresionin ndaj rripit të  gazës. Nga ky sulm deri tani 8 palestinezë janë martirizuar dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Rezistenca palestineze është zotuar se do tu përgjigjet sulmeve të regjimit sionist dhe ndaj kolonive sioniste ka lëshuar të paktën 150 raketa.