Trump: Mueller nuk duhet të japë dëshmi në Kongres
Presidenti i Amerikës ka kundërshtuar praninë e Robert Mueller, prokurorit special të dosjes për ndërhyrjen ruse, në Kongresin e Amerikës dhe paraqitjen e dëshmisë së vet.
Faqja informative "Hill" njoftoi se Donald Trump në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Pas shpenzimit të 35 milionë dollarë, intervistave me 500 persona, shfrytëzimin e 18 demokratëve kundër Trump dhe 49 agjent të FBI, u publikua një raport me mbi 400 faqe në të cilin nuk ekziston kurrfarë gjurme për ndërhyrje. Tani pse demokratët duhet të kërkojnë që Mueller të dëshmojë në Kongres?!"
Trump pretendoi: "Demokratët me këtë pretekst synojnë të bëjnë një punë përsëri që po shikojnë se nuk ka ndodhur kurrfarë ndërhyrje".
Trump më parë në lidhje me dëshminë e Mueller në Kongres, kishte deklaruar: "Nuk e di. Në lidhje me këtë çështje duhet të marrë vendim prokurori i përgjithshëm i Amerikës".