Kina: Jemi absolutisht kundër sanksioneve të njëanshme të SHBA kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87790-kina_jemi_absolutisht_kundër_sanksioneve_të_njëanshme_të_shba_kundër_iranit
Ministria e jashtme e Kinës kritikoi ashpër sanksionet unilaterale të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke thënë se bashkëpunimi i përbashkët energjetik midis Iranit dhe vendeve të tjera duhet të respektohet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 06, 2019 15:48 Europe/Tirane
  • Kina: Jemi absolutisht kundër sanksioneve të njëanshme të SHBA kundër Iranit

Ministria e jashtme e Kinës kritikoi ashpër sanksionet unilaterale të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke thënë se bashkëpunimi i përbashkët energjetik midis Iranit dhe vendeve të tjera duhet të respektohet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha të hënën pasdite se Irani i kishte plotësuar tërësisht angazhimet e dala nga marrëveshja bërthamore dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ANEA. Gong Shuang i bëri këto deklarata në një konferencë për media të mbajtur sot në lidhje me paralajmërimet e SHBA se nuk do të përjashtojë nga sanksionet vendet të cilat deri më tani ishin përjashtuar për blerjen e naftës nga Irani. Diplomati kinez, duke theksuar zbatimin gjithëpërfshirës dhe efektiv të marrëveshjes bërthamore të Iranit, tha: "Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje shumëpalëshe e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së e cila ka çuar në ruajtjen e mekanizmit ndërkombëtar për mospërhapjen e armëve bërthamore, si dhe ka forcuar paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme".