Juan Guaido paralajmëron për luftë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87827-juan_guaido_paralajmëron_për_luftë
Kreu i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido ka paralajmëruar se të gjitha opsionet mes tyre përdorimi i forcës me luftë, janë në tryezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2019 05:02 Europe/Tirane
  • Juan Guaido paralajmëron për luftë

Kreu i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido ka paralajmëruar se të gjitha opsionet mes tyre përdorimi i forcës me luftë, janë në tryezë.

Sipas tij ushtria amerikane do të dërgojë një anije ushtarake - spital në rajonin e Venezuelës, treguesi më i fundit i përfshirjes më të madhe të SHBA në krizën që ka përfshirë vendin e Amerikës së Jugut. Lideri i opozitës dhe presidenti i vetëshpallur i përkohshëm i Venezuelës se anija - spital e USNS Comfort "do të dislokohet në ujërat e Amerikës Jugore javët e ardhshme". Zyrtari tha se anija Comfort do të jetë në një "dislokim standard, që do të përfshijë kujdesin për refugjatët venezuelianë". Zyrtarët amerikanë kanë thënë kohët e fundit se po konsiderojnë opsionin ushtarak në Venezuelë, ndërsa SHBA intensifikojnë presionin diplomatik dhe ekonomik në vendin e pasur me naftë. SHBA kanë njohur Asamblenë Kombëtare dhe kreun e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës dhe i kanë bërë thirrje Presidentit Nicolas Maduro të japë dorëheqjen.