Sekretari i përgjithshëm i OKB kërkon ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87849-sekretari_i_përgjithshëm_i_okb_kërkon_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Sekretari i përgjithshëm i OKB dje edhe një herë shprehu mbështetjen për marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2019 04:42 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i OKB kërkon ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Sekretari i përgjithshëm i OKB dje edhe një herë shprehu mbështetjen për marrëveshjen bërthamore.

Antonio Guterres i pranishëm në takimin e KS të OKB kushtuar sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut, marrëveshjen bërthamore e cilësoi sukses të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe tha: Marrëveshja bërthamore duhet ruajtur. Guterres vuri në dukje se marrëveshja bërthamore është një faktor i vlefshëm për paqen dhe sigurinë. Sekretari i përgjithshëm i OKB edhe më herë ka shprehur mbështetjen e tij për marrëveshjen bërthamore. Donald Trump më 8 Maj duke hedhur akuza të pabaza kundër Iranit, shpalli daljen dhe largimin e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe premtoi kthimin e sanksioneve brenda 6 muajve të ardhshëm. Ky veprim i presidentit amerikan është dënuar gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës. Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe BE kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimin konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.