BE shpreson që të mbetet Irani në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87859-be_shpreson_që_të_mbetet_irani_në_marrëveshjen_bërthamore
Një ditë pas vendimit të Iranit për pezullimin e zbatimit të disa zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, BE është shprehur optimist se Teherani do të vazhdojë të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 09, 2019 08:30 Europe/Tirane
  • BE shpreson që të mbetet Irani në marrëveshjen bërthamore

Një ditë pas vendimit të Iranit për pezullimin e zbatimit të disa zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, BE është shprehur optimist se Teherani do të vazhdojë të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane dhe ministrat e punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, sot (të enjten) me anë të një deklarate, kanë deklaruar se refuzojnë çfarëdo lloj ultimatumi në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe me shqetësim po vështrojnë deklaratën e Iranit në lidhje me reduktimin e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë më 8 maj në njëvjetorin e parë të daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, ka deklaruar se Irani do të ndërpresë zbatimin e disa zotimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe vendeve të mbetura në marrëveshjen bërthamore u jep një afat 60 ditor që të zbatojnë zotimet e tyre bankare dhe financiare në bazë të marrëveshjes bërthamore.