Franca pohon se presionet e Amerikës kundër Iranit nuk kanë rezultat
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës ka pohuar se presionet e Amerikës kundër Iranit nuk kanë rezultat.
Agnes von der Muhll, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, në një intervistë me kanalin televiziv “Al-Hadeth”, ka thënë se Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, së fundi ka theksuar se politika e Amerikës e bazuar mbi ushtrimin e presionit sa më të madh kundër Iranit dhe shtimin e sanksioneve ndaj këtij vendi, është një politikë që nga pikëpamja e Parisit nuk është e përshtatshme dhe nuk do të ketë rezultat.
Agnes von der Muhll në vazhdim pretendoi se marrëveshja bërthamore nuk është ideale dhe duhet të plotësohet.
Vlen të theksohet se pas daljes së paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore më 8 maj të vitit 2018, dhe kthimit të të gjitha sanksioneve dhe si pasojë e të gjitha shkeljeve të zotimeve dhe sabotimeve të Uashingtonit dhe të palëve të tjera të mbetura në marrëveshjen bërthamore, Këshilli Suprem për Siguri Kombëtare i Republikës Islamike të Iranit më 8 maj 2019, me anë të një deklarate, ka bërë të ditur pezullimin e zbatimit të disa zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.