Putin: Irani sot ka programin më transparent bërthamor në botë
"Irani ka qenë vendi më transparent në botë që prej nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore në vitin 2015", tha presidenti rus.
Vladimir Putin të mërkurën ka thënë se personalisht ka folur me drejtorin e ANEA dhe ai, ia ka konfirmuar se Irani nuk është i angazhuar aspak në ambiciet e tij bërthamore dhe ka zbatuar tërësisht angazhimet e tij që dalin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Putin ka thënë se sigurisht që sa i përket marrëveshjes bërthamore, e ardhmja e saj nuk varet vetëm nga Rusia. Presidenti rus në lidhje me supozimet për daljen e Iranit nga marrëveshja bërthamore, ka thënë se, ai disa herë ka folur me miqtë iranianë dhe sipas mendimit tim, është më e logjikshme që Irani të mbetet në marrëveshjen bërthamore, sepse nëse Irani del nga marrëveshja bërthamore, të nesërmen të gjithë do ta harrojnë se SHBA ka qenë nismëtare e shkatërrimit të marrëveshjes bërthamore dhe në fund të gjitha fajësimet do të bien mbi Iranin". Putin të mërkurën i kërkoi Iranit që të mos e linte marrëveshjen, por shtoi se kishte vetëm aq sa vendi i tij mund të bënte për ta mbajtur të paprekur këtë marrëveshje. "Rusia nuk është një zjarrfikës", tha Putin. "Ne nuk mund të shpëtojmë gjithçka që nuk varet plotësisht nga ne. Ne kemi luajtur pjesën tonë", duke shtuar se Evropa mund të bënte "diçka" për të shpëtuar marrëveshjen pa SHBA. Më parë gjatë ditës, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov shprehu shqetësim rreth tensioneve në rritje midis Iranit dhe Uashingtonit, pavarësisht nga sigurimet e sekretarit amerikan të shtetit Pompeo se administrata Trump nuk po kërkon luftë. "Deri tani ne vëmë re përshkallëzimin e vazhdueshëm të tensioneve rreth këtij subjekti," tha Peskov. "Ne jemi të pikëlluar me vendimet e marra nga pala iraniane," shtoi Peskov, duke akuzuar Uashingtonin për provokimin e Iranit. Pompeo u takua me Putinin në Soçi të martën dhe siguroi kreun rus se vendi i tij nuk do luftë me Iranin edhe pse Pentagoni kohët e fundit ka dërguar një aeroplanmbajtëse dhe një numër bombarduesish të aftë për bartjen e bombave bërthamore B-52 në Lindjen e Mesme. "Nuk kishte asnjë siguri nga Pompeo," tha Peskov. "Dhe vështirë se mund të flasim për ndonjë lloj sigurie". Të dielën, bisedimet për luftën u shtynë në një nivel tjetër pasi sulmues të panjohur qëlluan mbi katër anije, duke përfshirë dy depozita nga Arabia Saudite dhe katër të Emirateve të Bashkuara Arabe, që këto vende i cilësuan si akte misterioze të "sabotazhit". Uashingtoni që prej asaj kohe ka akuzuar Teheranin për planifikimin e sulmeve "të afërta" në rajon. Të mërkurën, SHBA-ja urdhëroi të gjithë personat jo-emergjent të largoheshin nga ambasada e saj në kryeqytetin iraken Bagdad dhe konsullatën në Erbil. Megjithatë, Irani i ka hedhur poshtë akuzat amerikane dhe ka këshilluar fqinjët e Gjirit Persik të qëndrojnë vigjilentë në mes të komploteve nga "lojtarët e huaj" dhe "keqdashësit" për të shkaktuar tension në rajon. Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei përjashtoi mundësinë e luftës të martën, duke pohuar se Uashingtoni e di se angazhimi në një konflikt të tillë nuk do të ishte në interesin e tij.