OKB shpreh shqetësim për dëbimin e emigrantëve nga Evropa
Komisariati i Lartë i OKB për refugjatë duke folur për kushtet kritike të refugjatëve në Libi, ka kërkuar nga Evropa që të mos kthejë refugjatët.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se UNHCR gjithashtu ka kërkuar nga vendet evropiane që të garantojnë sigurinë e refugjatëve.
Sipas një funksionari të kësaj organizate të OKB, personat të cilat po shpëtohen nga garda bregdetare e Libisë në Detin Mesdhe, në asnjë mënyrë nuk duhet të kthehen në kampet e emigrantëve në Libi dhe duhet përdorur çfarëdo lloj force dhe ndikimi politikë nga ana e Evropës për t’u dhënë fund problemeve në kampet e refugjatëve.
Organizata UNHCR theksoi se kushtet njerëzore në kampet e refugjatëve janë shumë të këqija dhe në ato kampe nuk sigurohet uji, ushqimi dhe shumë nevoja mjekësore. Përveç kësaj kampet e refugjatëve në Tripoli, ndodhen nën kontrollin e forcave ushtarake.
Vlen të theksohet se shumë prej vendeve evropiane gjatë muajve të fundit kanë marrë masa të ashpra kundër emigrantëve.